Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hill, i cili luajti një rol kyç në negociatat që i paraprinë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999, po dëshmon si dëshmitar i mbrojtjes.
Gjatë viteve ’90, Hill ishte një nga diplomatët më të angazhuar amerikanë në proceset e paqes në Ballkan.