Hill: Ishte e vështirë të gjendej një zë me autoritet në Kosovë gjatë luftës

Ish-emisari amerikan për Kosovën, Christopher Hill, gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka treguar për përpjekjet e tij diplomatike në kohën e luftës, duke theksuar se ka komunikuar me të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë.

Hill tha se si i dërguar amerikan në konfliktin e Kosovës, ishte thelbësore të bisedohej me të gjitha palët që mund të ishin pjesë e zgjidhjes ose e problemit.

“Ka qenë e rëndësishme të bisedonim me palët e ndryshme, të cilat do të ishin pjesë e zgjidhjes ose problemit pastaj. Kam kaluar shumë kohë në përpjekje për të komunikuar me njerëzit qoftë nga pala serbe apo ajo e Kosovës”, ka thënë Hill.

Sa i përket bashkëpunimit me përfaqësuesit serbë, Hill tha se kishte punuar kryesisht me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, dhe me anëtarët e ekipit të tij të ngushtë.

“Kam punuar me presidentin Sllobodan Millosheviq dhe ekipin e tij, ku përfshiheshin ish-ministri i Jashtëm, zoti Millutinoviq. Nga pala serbe komunikimi ishte shumë i kufizuar – ishte kryesisht Millosheviq”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Hill tha se në Kosovë ishte shumë më e vështirë të gjendeshin figura që flisnin me autoritet dhe që mund të përfaqësonin në mënyrë të qartë interesat politike të shqiptarëve.

“Ishte e vështirë të gjesh njerëz që flisnin me autoritet. Nuk ishte problem të gjeje dikë që jepte mendim, por ishte problem të gjeje dikë që fliste me autoritet. Një prej personave ishte natyrisht, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka shtuar Hill.

Sipas Hillit, Rugova përfaqësonte një pjesë të rëndësishme të opinionit politik në Kosovë, por jo të gjitha pikëpamjet ekzistuese në atë kohë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika