Hill: Ka më shumë hapësirë për përparim në dialog se sa për konflikt

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë më shumë për t’i zgjidhur problemet

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se pala kosovare dhe ajo serbe duhet të përpiqen më shumë për t’i zgjidhur çështjet të cilat janë të diskutueshme dhe që mund të sjellin tension.

Sipas tij takimi në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq, mund të sjellë përparim në dialog, dhe mund të minohet një konflikt i mundshëm me një shtator.

“Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE-ja dhe SHBA-të janë gjithashtu shumë aktive. Mezi pres të shoh një përparim, dhe mendoj se të gjithë mund të shtyjmë për këtë dhe të sigurohemi që të gjithë të jenë në detyrë dhe të shohin përpara”, ka thënë Hill, raporton televizioni publik.

Ambasadori i ShBA-së, në Serbi e komentoi edhe qëndrimin e Serbisë për të mos i vënë sanksione Rusisë, ai tha se është e qartë se shteti serb ka qëndrime të ndryshme nga ShBA dhe BE.

“Mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi në gjërat për të cilat biem dakord dhe të përpiqemi të ecim përpara së bashku”, tha Hill.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet të takohen në Bruksel për bisedime më 18 gusht.

Agjenda dhe temat e diskutimit nuk janë bërë të ditura deri më tani.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika