Hill në Hagë: Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në

Ish-emisari amerikan gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, ka deklaruar para Dhomave të Specializuara në Hagë se nuk kishte asnjë bazë për të besuar se Hashim Thaçi drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Hill kujtoi takimin e tij të parë me Thaçin në vitin 1998, duke e përshkruar si njeri “që fliste butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.

“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin.

I pyetur nga mbrojtja nëse kishte përshtypjen se Thaçi kontrollonte UÇK-në, diplomati amerikan u përgjigj.

“Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi ai.

Hill u pyet gjithashtu për pretendimet e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, i cili në një takim gjatë vjeshtës së vitit 1998 kishte përmendur Thaçin si “luftëtar të madh që kishte marrë pjesë në vrasje”.

Diplomati amerikan e mohoi këtë pretendim, duke thënë se nuk kishte dëgjuar kurrë diçka të tillë nga askush.

“Jo vetëm që nuk pajtohesha me përshkrimin e Millosheviqit, por as nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që Thaçi të kishte qenë i përfshirë në vrasje. Edhe presidenti Ibrahim Rugova, me të cilin kam qenë në kontakt të vazhdueshëm, kurrë nuk ka denoncuar Thaçin apo ndonjë tjetër me emër,”, ka deklaruar Hill.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika