Hill për marrëveshjen në Ohër: Shpresoj se do të shënohet në histori

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në mbarë Ballkanin Perëndimor

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është shprehur optimist se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Ai shpreson se Marrëveshja në Ohër do të shënojë histori.

“Ndoshta është herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori”, ka thënë Hill gjatë një vizite në Vranjë, shkruan Tanjug.

Kjo për faktin se sipas tij, “nga njëra anë, si një pikë nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë t’i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë ata”.

“Gjithashtu, se do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merremi me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, ka shtuar Hill.

Siç ka thënë ai, gjatë dy ditëve të fundit, kur ishte në vizitë në Preshevë e Bujanoc, SHBA-ja i qëndron pas marrëveshjes së Ohrit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa shton se duan të shohin zbatimin e plotë të saj.

“Duhet thënë se kjo marrëveshje e bart përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik. Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe kjo nuk është një detyrë politike, por në radhë të parë ekonomike”.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media gjatë vizitës në Bujanoc.

“Është shumë e rëndësishme që qytetarët duhet të dinë se çfarë po ndodh me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të janë shumë të interesuara për suksesin e kësaj marrëveshjeje, ne qëndrojmë pas saj dhe duam ta shohim zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij, qëllimi i dialogut është zgjidhja e problemeve midis dy vendeve fqinje.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika