Hill: Po bisedohet për një takim tjetër mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Christopher Hill, ka deklaruar se është duke u biseduar për një takim të radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentint të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, ky takim do të organizohet për “të sqaruar disa gjëra”, raporton mediumi serb N1.

Negociatat në Ohër më 18 mars, ku Kosova dhe Serbia, arritën një marrëveshje gojore për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, ambasadori, Hill i vlerësoi si “shumë të suksesshme”.

Por sipas tij, do të ishte mirë të shiheshin disa gjëra më konkrete.

“Mendoj se kanë bërë përparim. Do të doja të shihja disa gjëra më konkrete, por mendoj se po ecim shumë qartë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut. Duhet ende shumë për të bërë, veçanërisht në artikulimin se si do të duket ZSO, kjo është një çështje kyçe”, tha ai.

Ai tha se gjëja më e rëndësishme për SHBA-në në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet e mira ndërmjet shteteve dhe shtoi se Uashingtoni për këtë arsye e mbështet fuqishëm nismën e Ballkanit të Hapur, si dhe të gjitha iniciativat e tjera rajonale.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika