Hill vazhdon dëshminë në Hagë

Diplomati amerikan dhe ish-emisari special gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do të vazhdojë sot dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hill e nisi dëshminë të hënën, ku ndau detaje nga njohja e tij me Thaçin dhe përfshirja në proceset diplomatike gjatë viteve 1998–1999.

Ai foli edhe për kontaktet me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përshkruar UÇK-në si një forcë të decentralizuar, pa një strukturë të qartë vendimmarrëse, çka, sipas tij, rrëzon pretendimet e Prokurorisë së Specializuar për një organizatë të përbashkët kriminale.

Diplomati amerikan deklaroi se Thaçi nuk ishte në gjendje të merrte vendime në emër të UÇK-së, duke e përshkruar atë si “njeri që fliste butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.

Gjatë dëshmisë, Hill përmendi edhe takimet e tij me presidentin Ibrahim Rugova, si dhe bisedimet me Sllobodan Millosheviqin dhe negociatat e zhvilluara në Rambuje të Francës në vitin 1999.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika