Historianët e Deçanit akuzojnë Gjykatën Kushtetuese për aplikim të standardeve të dyfishta

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të mos aplikojë standarde të dyfishta

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për aplikim të standardeve të dyfishta.

Përmes një komunikate për media, Imeraj ka thënë se Kushtetuesja në rastin e Deçanit i ka shpallur të zbatueshme ligjet e kohës së Millosheviqit.

Ndërkaq, për të punësuarit e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve ’90-ta, ligjet e asaj kohe i shpall ligje diskriminuese.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e saj të 30 dhjetorit 2022, ka konstatuar se: ‘Gjykata thekson që Gjykata referuese, bazuar në pesë konteste në shqyrtim para saj dhe që ndërlidhen me të drejtën e palëve përkatëse për pension kontributpagues, ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit në lidhje me Udhëzimin Administrativ të aplikueshëm dhe të kontestuar në këtë rast, sa i përket kriterit të përvojës së punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë vitesh para 1 janarit 1999, në rrethanat historike dhe politike të viteve të ‘90-ta, përgjatë të cilave, pjesa dërrmuese e të punësuarve, ishin larguar nga vendet e tyre të punës bazuar në ligje diskriminuese’”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, “shihet se kjo Gjykatë ka vlerësuar së gjatë viteve ’90-ta, të punësuarit në Kosovë janë larguar nga puna bazuar në ligjet diskriminuese, ligje këto që i ka nxjerrë Serbia për Kosovën”.

“Nëse e analizojmë mirë vendimin e datës 30 dhjetor 2022 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me nenin 8, paragrafit 2, të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontribut pagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve dhe Akt gjykimin e kësaj Gjykate të datës 20 maj 2016 në lidhje me pronat e Ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ të cilat i janë njohur në pronësi Manastirit të Deçanit mbështetur në ligjet e kohës së viteve ’90-ta, atëherë kjo është dëshmi së Gjykata Kushtetuese e Kosovës punon, vepron dhe vendos me standarde të dyfishta”.

Siç theksohet në reagim, analizimi i këtyre dy vendimeve që bartin vulën e Kushtetueses dhe vendimit të kësaj Gjykate në lidhje me ankesën e parashtruar nga dy ish-kandidatë për Prokurorë të Shtetit, “shihet qartë së Gjykata Kushtetuese e Kosovës punon, vepron dhe vendos me standarde të dyfishta”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika