HISTORIKE – Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh të CS:GO

Ekipi shqiptar në CS:GO, Bad News Eagle, mposhtin SINNERS në Rumani dhe, kështu duke u kualifikuar në turneun më të madh botëror të CS:GO

“Bad News Eagles” (BNE),  kanë shkruar historinë duke u bërë ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në turneun më të madh të botës në Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO).

Këtë e arritën me një rikthim të jashtëzakonshëm në Rumani kundër skuadrës çeke SINNERS Esports.

Rreth 30 mijë shikues ishin të pranishëm në live stream-in zyrtar të Professional Gamers League (PGL), dhe rreth 8 mijë shikues ishin të pranishëm te live stream i shqiptarit Ernest Xhoci, për të shikuar duelin e djemve nga Kosova kundër ekipit çek.

Flatron Halimi dhe Rigon Gashi

Ndeshja filloi me fitore në mapin e parë nga ekipi SINNERS, por ekipi shqiptar Bad News Eagles arriti të rikthehet duke e fituar mapin e dytë me rezultat 16:6. Ky rezultat erdhi nga bashkëpunimi i fortë i ekipit shqiptar që lehtësisht e konfirmuan fitoren.

Sa i përket mapit të tretë, kishte jashtëzakonisht shumë emocione, ku në fillim të lojës kanë qenë në epërsi ekipi kundërshtar i çekisë, me rezultat 14:11, por knaqësia e ekipt kundërshtar nuk zgjati shumë, kjo pasi fuqia e Bad News Eagles vulosi fitoren me rezultat 16:14.

Pra, ekipi shqiptar me rezultat të ngushtë 16:14 mori fitoren, kështu, duke përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, dhe duke e siguruar kualifikimin në turneun më të madh të CS:GO.

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në rrjetin social Instagram u shpreh krenar me ekipin shqiptar duke thënë se nga internet kafe ku fillimisht kanë filluar ushtrimet e para, BNE, sot, na përfaqëson në garën më të madhe në botë.

“I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Kurti.

Ky turne do të mbahet në Belgjikë me ekipet më të mira të botës. Formacioni i ekipit shqiptar Bad News Eagles:

Flatron “juanflatroo” Halimi, Dionis “sinoppsyy” Budeci, Genc “gxx-” Kolgeci, Rigon “rigoN” Gashi, Sener “SENER1” Mahmuti, Klesti “stikle-” Kola (Trajner).

Loja e djeshme ishte një fitore larg kualifikimit në PGL Antwerp Major 2022, ku ekipi shqiptar Bad News Eagles ka mposhtur ekipin rus, ASG, me rezultat final 2:0 me mapa.

Ekipi, Bad News Eagles, fitoi mapën e parë me shumë lehtësi, me rezultat 16:2, ndërsa në ndeshjen e dytë shënuan fitore me rezultat 16:13.

Ekipi “Bad News Eagles”

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika