Hoda: Sa më të bashkuar të jemi, aq më e fortë është liria 

Shkëndije Hoda për Radio Dukagjini ka treguar rreth sakrificave dhe përjetimeve në luftën e fundit në Kosovë. Ishte vetëm 25 vjeçare kur i’u bashkua UÇK-së në detyrën e informimit dhe logjistikës. Ishte pjesëmarrëse në Betejën e Çabratit, ku humbi shumë bashkëluftëtarë, fati i një pjese të madhe të tyre edhe pas dy dekadave ende nuk dihet

Edita Doli dhe Shkëndije Hoda

Udhëheqësja e Shoqatës Krimet e Luftës Gjakova ‘98-’99, Shkëndije Hoda, në një bisedë me Edita Doli, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini ka folur për disa nga sakrificat dhe përjetimet që pati gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Duke ditur se Shkëndija, vajza e familjes Hoda nga Gjakova që dha shumë për lirinë e Kosovës, ka shumë përjetime të luftës, ajo kërkoi nga të gjithë që lufta dhe krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës shqiptare, të mos harrohen asnjëherë.

Por, Hoda nuk është e kënaqur me Kosovën sot, sidomos me mbrojtjen e vlerave të luftës.

Pavarësisht se si familje dhanë shumë për çlirimin e Kosovës, Hoda thotë se është një pikë ujë në oqean, duke respektuar të gjithë popullin shqiptar për secilin kontribut veç e veç.

“Në gjithë këtë histori, unë jam një pikë ujë në Oqean. Edhe sot e ruaj fjalën e nënës që thoshte se të vritesh për liri është gjëja më e bukur. Por, kjo nuk është Kosova e pasluftës që ne e menduam. Lufta e UÇK-së, po nëpërkëmbet. Politika na ka shkapërdherdh. Nuk rregullohet shteti pa qenë populli unik. Andaj, kërkoj që populli të jetë i unifikuar, ta vlerësojnë lirinë, të respektojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta, sepse gjithsecili e ka rolin e vet dhe kur këto të përmbledhen vjen fjala liri. Sa më të bashkuar të jemi, aq më e fortë është liria”, ka thënë Hoda për Radio Dukagjini.

Duke folur për dëshmitë që ka siguruar për dhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë, Hoda ka hedhur kritika ndaj Tribunalit të Hagës dhe Gjykatës Speciale.

“Grumbullimi i dëshmive të grave të dhunuara për javë të tëra nga forcat serbe gjatë luftës 98-99, ka qenë proces shumë i vështirë. Në vitet 1999-2000, zyrtarë nga Tribunali i Hagës, plaçkitën dokumente nga zyra ime. Kam kërkuar nga presidenti i Tribunalit të Hagës, të më kthehen dokumentet, por përgjigjja ka qenë se personat e dyshuar janë nga një zyre private pranë tribunalit të Hagës. Pra, këtu është problemi se Tribunali i Hagës, i fsheh dosjet e vërteta që kanë ndodhur në Kosovë. Njejtë po bën sot edhe Gjykata Speciale, duke u munduar të njollosë luftën e drejtë të luftëtarëve të UÇK-së” ka thënë Hoda.

Shkëndije Hoda, ishte vetëm 25 vjeçare kur i’u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në detyrën e informimit dhe logjistikës. Ishte pjesëmarrëse në Betejën e Çabratit, ku humbi shumë bashkëluftëtarë, fati i një pjesë të madhe të tyre edhe pas dy dekadave ende nuk dihet.

Shija e redaktorit

Trupat e FSK-së arrijnë në Adana, priten me duartrokitje nga...

Kontingjenti i parë i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, tashmë ka arritur në Adana. Fondacioni SETA në...

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në garën më prestigjioze...

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në turneun "Grand Slamin", i cili po mbahet në Paris të Francës. Distria nuk ndalon...

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e...

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”, do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11...

Më të lexuarat

Avokati i Fatmir Limajt me ultimatum për analistin Hoxha, për...

Analisti i emisionit Debat Plus në RTV Dukagjinin, Dibran Hoxha, i ka publikuar disa mesazhe që i ka marrë në rrjetin e tij social...

Takimi miqësor i dy ikonave të xhudos

Dy ikona të xhudos, Majlinda Kelmendi dhe Teddy Riner, kanë pasur një takim të shkurtë miqësor gjatë Grand Slamit, në Paris. Xhudistja Kelmendi tashmë është...

Shkon mbi 500 numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Pasojat e tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën janë të mëdha. Numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 500...

Të fundit nga rubrika