Hodaj e quan “skandaloz” dokumentin e komisionit të MKRS-së për Agim Ademin

Përmes një lidhjeje virtuale, u.d i detyrës së sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj e ka quajtur “skandaloz” dokumentin e komisionit të MKRS-së – në lidhje me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

Ai fillimisht tha se “kjo për mendimin tim në aspektin juridik dhe atë që kërkohet në udhëzimin administrativ është e jashtëligjshme atë që e ka bërë komisioni’.

“Nuk është kompetent, nuk janë të thirrur dhe nuk kanë të bëjnë konstatime konform kodit disiplinor të FIFA-s”.

Hodaj po ashtu shtoi se “ne, duke e parë këtë veprim, mund ta quajmë skandaloz të komisionit, kemi kërkuar zyrtarisht nga FIFA, që ky ka qenë një interpretim të tyre, dhe ata e kanë dhënë një reagim të tyre, e kemi pa një shkresë zyrtare nga FIFA, ku tregojnë që ata janë kompetent për të interpretuar kodin disiplinor të tyre, dhe e interpretojnë ata qysh është, e jo siç bën konstatime të gabuara ky komision”.

“Për më shumë, FIFA zyrtarisht FIFA zyrtarisht konstaton që Agim Ademi, kryetar aktual i FFK-së, nuk ka qenë nën hetime për shkelje të kodit disiplinor”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00.

Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika