Hodaj për vendimin mbi Vrenezin: Më i argumentuari i mundshëm

Pas një debati mbi pretendimin e tendencave të Lëvizjes Vetëvendosje mbi rastin e Vrenezit, Taulant Hodaj tha që Gjykata e Prizrenit solli një "drejtësi të argumentuar"

Taulant Hodaj ka thënë se vendimi mbi aktakuzën ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh, ish-udhëheqëses së sektorit të Ndërtimtarisë, është më se i duhur.

I ftuar në RTV Dukagjini, avokati i Abi Çarshisë, Taulant Hodaj, ka thënë se kishte paralajmëruar deputeten Vrenezi para tri vjetësh, se do të dënohej për veprën të cilën sipas tij, po e kryente me vetëdije të plotë.

“Vendimi i Gjykatës së Prizrenit ka qenë më i argumentuari i mundshëm”, ka thënë Hodaj, gjersa ka shtuar se ky është një ndër rastet e para të zyrtarëve të dënuar në bazë të kodit të ri penal, të hyrë në fuqi më 2019.

Ai ka thënë se ndërtimet kanë qenë në pronë private dhe me leje të dhënë nga pushteti i kaluar.

Jetmira Vrenezi është dënuar me 3 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshisë” me 19 dhe 21 korrik të vitit 2019.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika