Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, arrestohet për vrasje nëna 32-vjeçare në Shkodër

Një nënë e moshës 32-vjeçare dyshohej se ka hedhur foshnjën e saj në lumin Kir. Më pas, shërbimet e Policisë pas hetimeve, kanë gjetur trupin e pajetë të foshnjës të hedhur në lumë, kurse 32-vjeçaren e kanë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se ka braktisur foshnjën e saj mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, të cilën e ka hedhur në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë trupi i foshnjës së 32-vjeçares, e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Policia e Shtetit bën të ditur se shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Ndërsa, është theksuar se në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Ndër të tjera, thuhet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika