Holanda fiton grupin, nikoqiri dështon me tri humbje

Ilustrim

Holanda nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e fundit në grup në Kupën e Botës. Të martën pasdite, Holanda fitoi 2:0 ndaj nikoqirit, Katarit.

Me fitore, Holanda e Louis van Gaalit, ka siguruar vendin e parë në grupin A, duke mbledhur shtatë pikë në tri ndeshje.

Cody Gakpo shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 26-të. Ndërkohë për 2:0 realizoi Frenkie de Jong në minutën e 49-të. Më pas “tulipanëve” iu anulua një gol për lojë me dorë.

Gakpo ka shënuar në të tri ndeshjet. Shënoi golin e parë në fitoren e vështirë, 2:0, ndaj Senegalit. Më pas shënoi për barazimin 1:1 me Ekuadorin.

Ndërkohë Katari ka hyrë në histori si përfaqësuesja më e dobët nikoqire në Kupën e Botës. Katari u bë nikoqiri i parë që humbi ndeshjen e parë të Botërorit. Dhe u bë nikoqiri i dytë që u ndal në fazën grupore të Kupës së Botës.

Afrika e Jugut kishte dështuar të kaloi grupin në vitin 2010, por kishte mbledhur katër pikë. Katari ka humbur tri ndeshjet dhe ishte thuajse inferior në grupin A.

Holanda në një të tetën e finales luan me të dytin e grupit B.

Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika