Homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci

Sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, janë zhvilluar homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrat në detyrë Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari, vizituan arkivolin e ish-kryeparlamentarit dhe shprehën ngushëllimet për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Dacit.

Përveç Kurtit, homazhe i bënë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpartiakët Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra dhe Elmi Reçica, si dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha.

Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga nënkryetari Lutfi Haziri, gjithashtu nderuan Dacin.

Homazhet u zhvilluan pranë arkivolit në ambientet e Kuvendit, ku morën pjesë edhe personalitete nga jeta politike dhe akademike, si dhe qytetarë të shumtë që donin t’i jepnin lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.

Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.

Familjarët kanë njoftuar se e pamja do të mbahet nga data 3 deri më 5 janar.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika