Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Avdullah Hoti, ka deklaruar se zhvillimet politike të viteve të fundit, veçanërisht gjatë këtij viti, do të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Duke folur në Debat Plus, Hoti ka theksuar se bllokada në Kuvendin e Kosovës dhe problemet e krijuara që nga muaji shkurt kanë krijuar lodhje dhe pakënaqësi te qytetarët.
“Zhvillimet e këtyre viteve në veçanti gjatë këtij viti, bllokada në Kuvendin e Kosovës dhe problemet që janë shkaktuar gjatë këtyre muajve, nga shkurti e këndej do të shërbejnë si mesazh për qytetarët për të reflektuar. Është hera e katërt që qytetarët detyrohen të shkojnë tek kutia e votimit. Normalisht që nuk e sheh në publik ndonjë entuziazëm të madh të fushatave zgjedhore që jemi mësuar të shohim…”, ka thënë Hoti.