Hoti: Gjatë qeverisjes sime e kthyem trendin ekonomik pozitiv që në muajt e parë të vitit 2021

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij kanë punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë. Sipas tij, në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka diskutuar rreth rezultateve që ka arritur në aspektin ekonomik gjatë qeverisjes së tij.

Hoti ka thënë se në qeverinë e udhëhequr nga ai, kanë punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë.

“E kthyem trendin pozitiv që në muajt e parë të vitit 2021. E dorëzuam mandatin me rritje pozitive ekonomike, me baza të mira për të vazhduar më tutje. Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie”, ka thënë Hoti.

Foto e postuar në llogarinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti

Sipas tij, shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës.

Tutje, ish-kryeministri i Kosovës ka shtuar se nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika