Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai që ka frikë dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, ka qëllime politike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, sa i përket dërgimit të ligjeve në Kushtetuese

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një reagimi në Facebook është shprehur se ligjet mund të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese, në rastet kur dyshohet për cenim të rendit kushtetues.

“Ai që ka frikë ose që kundërshton dërgimin e ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike” ka thënë ai.

Ndërsa, ka theksuar se në raste të tilla interesi personal është i pranishëm.

“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Një reagim i tillë erdhi pasi Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën ka thënë se nuk mbahet në mend kur janë dërguar më tepër ligje në Kushtetuese se tash, që sipas tij është “synim për të penguar reformën”.

Kurti për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese: Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika