Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar presidenten, Vjosa Osmani, lidhur me vizitën e saj në Mitrovicë për të uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë së saj, Faton Pecin, për postin e ri si kryetari komune.
Vizitë lëvdatash në Mitrovicë: Osmani e Peci në superlativë për njëri-tjetrin
Sipas Hotit, kjo sjellje përbën një shkelje të hapur të rolit kushtetues të Presidentit dhe tregon përdorim të pozitës për interesa politike.
“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar Hoti në Facbook.