Hoti – ministrit Peci: Inspektor Peci në botën e çudirave

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti iu ka drejtuar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci si "Inspektor Peci në botën e çudirave"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti iu ka drejtuar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci si “Inspektor Peci në botën e çudirave”.

Sipas Hotit, faktet dëshmojnë se puna e ministrit Peci në bujqësi është “e padukshme” dhe se “inspektor Peci paska vazhduar me ofendime”.

“Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij, por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’. E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit”, ka shtuar deputeti Hoti.

Hoti ka theksuar se është duke përfunduar viti i tretë i qeverisjes dhe “asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij”.

“E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati. E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO”, ka përfunduar Hoti.

Gjatë ditës së hënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij duke kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se po merret me çështjen e inspektorëve kundër duhanit dhe se, siç ka thënë ai, duhet të fokusohet më shumë në çështjet e bujqësisë.

Hoti ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind. E për këtë e ka fajësuari vetë Pecin, pasi sipas tij, është bërë “inspektor kundër duhanit”.

Por, ministrit Peci i është kundërpërgjigjur duke shkruar se është “hera e fundit që polemizon një analfabet”, duke theksuar se “nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë janar – mars 2023, sepse në vitin 2022 s’ka pas borxhe, por në këtë periudhë ka pas aplikim për subvencione”.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika