Hoti numëron dështimet në ekonomi: Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i LDK-së Hoti ka numëruar dështimet në ekonomi të Qeverisë Kurti. Ai ka ironizuar duke i quajtur ato "të parëndësishme" për aq kohë sa "vazhdon vala 62 e privatizimit"

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka ironizuar duke thënë se ndonëse po bëhen shpenzime milionëshe nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të paparapara me ligjin e buxhetit e njëherit pa mbikëqyrje, me rëndësi po vazhdon vala e privatizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka numëruar dështimet në ekonomi të Qeverisë Kurti.

“1. Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.

  1. Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.
  2. Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.
  3. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.
  4. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.

Por këto janë kaluese e të parëndësishme.

Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!

Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka konfirmuar për Dukagjinin të premten e 3 marsit se tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të jenë më të shtrenjta për 14 për qind, do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti.

14 përqindëshi mbetet opsion, ngase për të nuk është marrë akoma një vendim final.

“Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 1 prill 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024. Sipas raportit konsultativ që ende nuk është final, propozimi nga stafi i ZRRE-së është që rritja e nevojshme për reflektimin e kostos së sistemit të jetë rreth 14 për qind”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika