Hoti për buxhetin e vitit 2023: Është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me buxhetin e vitit 2023 duke thënë, "nëse krahasohet me atë të vitit 2022 është më i ulët për së paku 300 milionë euro"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se  për shkak të inflacionit, buxheti nominal për vitin 2023, prej 3.2 miliardë euro në terma realë tani është 2.5 miliardë euro.

Hoti e ka krahasuar këtë buxhet me atë të vitit 2022, duke thënë se është më i ulët për së paku 300 milionë euro.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023, prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro)”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se sasia e mallrave që është blerë vitin e kaluar me 100 euro nuk mund të krahasohet me këtë vit.
“Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka vijuar ai.
Ndryshe, më 29 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është miratuar projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Sipas tij, vlera e këtij buxheti “është 3 miliardë e 212 milionë euro”.

Kurti: Buxheti i vitit 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro

Ndërkaq, AAK-ja në një konferencë për media ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mospërfshirje të Ligjit të Pagave në buxhet duke thënë, “Qeveria e Kosovës i ka gënjyer të punësuarit në sektorin publik”.

Ata kanë propozuar që të ketë rritje të pagave për 30 për qind në sektorin publik, pa i përfshirë të emëruarit politikë.

AAK propozon rritje pagash për 30% në sektorin publik





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika