Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, para Komisionit për të Drejtat e Njeriut i është përgjigjur deputetëve edhe për ekspozitën me pasaktësi për masakrat në Kosovë.
Hoti deklaroi se ministria që ai drejton nuk kishte përgjegjësi për ekspozitën e masakrave në Kosovë, e cila u hap dy javë më parë në sheshet e Prishtinës, njofton Dukagjini.
Hoti tha se si ministër do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vlerat e luftës, dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantojë edhe ligjin për mbrojtjen e këtyre vlerave.
“Ajo çka ka ndodhur dy javët e fundit, krijimi i një opinioni publik se kinse ministria që unë udhëheqë që ka njëfarë përgjegjësie për ekspozitën në shesh. Ministria e ka për mandat reagimin, mbrojtjen e vlerave të luftës dhe unë kam reaguar ndër të parët lidhur me ekspozitën. Unë nuk kam mekanizëm aktual për t’i hequr pllakat. Financimin e kanë bërë disa organizata dhe Kuvendi, por jo ministria…Shkëlzen Gashi nuk është Albin Kurti, ai nuk është këshilltar i imi. Unë nuk mund ta rrah Shkëlzen Gashin”, ka thënë ai.
“Unë nuk i mësoj nga askush se çka janë vlerat e luftës. Kam lindur dhe jam rritur me to, i kam brenda në familje. I mbroj jo për obligim pune, por për obligim moral dhe kombëtar”, tha ai.
Ministri shtoi se në javët e fundit është krijuar opinioni publik se ministria e tij kishte një lloj përgjegjësie për ekspozitën. Ai theksoi se edhe Kuvendi i Kosovës kishte ndihmuar në financimin e saj, duke përfshirë të gjithë deputetët.
“Nuk kam mekanizëm për të hequr ekspozitën nga sheshi, pasi Komuna e Prishtinës ka dhënë lejen, ndërsa financimin e kanë bërë disa organizata dhe Kuvendi. Prandaj përgjegjësia nuk është vetëm e ministrisë”, tha Hoti.
Raportimi i tij vazhdon me pyetjet e deputetëve.
Hoti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin të lirë shumë shpejt