Hoti për videon e LVV-së: Propagandë për mashtrim të publikut

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i LDK-së, e ka quajtur propaganduese videon e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, që e publikoi të enjten

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për videon e publikuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ishte për të mashtruar publikun, pasi sipas tij e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë është “propagandë për mashtrim të publikut”.

“Ishte video për të vetmen gjë që dinë të bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, ka thënë Hoti në një përgjigje për RTV Dukagjinin.

Po ashtu, ai ka shtuar se kishte pritshmëri që videoja të tregonte se “sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë”.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka publikuar një video ku ka akuzuar LDK-në se propozimet e ekonomistëve të partisë opozitare po u shërbejnë grupeve të interesit.

Partia në pushtet ka thënë se LDK-ja ka tentuar ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

“Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së. Dhe e treta, ajo e uljes së tatimeve dhe e rritjes së pagave, një propozim që nuk ka sens, një popullzim i pastër që as nuk merr mundin të tregoj se ku do të merren paratë”.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika