Hoti për VV-në: Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Kurti rreth zhvillimeve të fundit politike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës tashmë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Kurti rreth zhvillimeve të fundit politike.

Hoti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”.

“I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, të njëjtit kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, deri te “vetëmenaxhimi”.

Gjatë kësaj të marte, Hoti ka reaguar dhe ndaj marrëveshjes së Ohrit, ku ka thënë se ajo është duke u reduktuar vetëm në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Më tutje, ai ka reaguar dhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku ka thënë se ky i fundit e ka kundërshtuar Asociacionin sa ka qenë në opozitë, por tani që është në pushtet, sipas Hotit, Kurti do ta themelojë.

“E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë”, ka thënë Hoti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika