Hoti: Projektligji për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar të Qeverisë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar Projektligjin e ri për sigurime shëndetësore, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të mbuluar dështimet e qeverisë në sektorin e shëndetësisë gjatë katër viteve të fundit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për Projektligjin e ri për sigurime shëndetësore, duke deklaruar se është vetëm një kopje e ligjit ekzistues nga viti 2014.

Sipas Hotit, shumica e neneve të projektligjit janë identike me ligjin në fuqi, me vetëm disa ndryshime minimale në organizim dhe zgjerim të disa elementeve.

“Shkalla e kontributit mbetet e njëjtë, 3.5% nga punëdhënësi dhe 3.5% nga punëtori. Është shtuar mundësia që Fondi të ofrojë sigurime shëndetësore vullnetare sikurse siguruesit e licencuar në sektorin privat. Janë definuar pak më në detaje disa elemente, në veçanti sa i përket personave të varur nga i siguruari dhe të tjerët që duhet të mbulohen me sigurim nga shteti”, ka theksuar ai.

Hoti ka kritikuar gjithashtu mosfunksionalizimin e sigurimeve shëndetësore dhe të sistemit informatik shëndetësor, ndërsa ka theksuar kaosin me listën e barnave esenciale dhe furnizimin joefikas.

Ai gjithashtu ka thënë se emigrimi i mjekëve është rritur për 50% që nga viti 2021 dhe buxheti për shëndetësi mbetet larg standardeve evropiane.

“Pas katër vitesh në qeverisje, ende nuk kemi sigurime shëndetësore funksionale dhe investimet kapitale për modernizimin e institucioneve janë të ulëta”, ka shkruar ai mes të tjerash në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika