Hoti reagon pas deklaratës së SHBA-së: LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për deklartën e ShBA-së, duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është "kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për mashtrim të qytetarëve për 15 vjet.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka renditur disa nga arsyet përse mendon që Lëvizja Vetëvendosje ka mashtruar.

“Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vjet, sepse: e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë; e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës; e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera; e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer”, ka thënë Hoti.

“I ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare; e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013”, ka shkruar Hoti.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake.

“Ndërkaq, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatoj të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim”.

Hoti ka shtuar se “LDK-ja është kundër mashtrimit. LDK-ja është për shtetin e Kosovës. LDK-ja është për ruajtje të partneritetit me miqtë”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika