Hoti thotë se në Qeverinë Kurti Serbia zë vendin e parë për import në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një grafikë të importeve të nga vendet e rajonit, të krahasuara mes viteve 2020-2021, duke thënë se gjatë qeverisjes së kryeministrit të tanishëm Albin Kurti, është rritur importi i mallrave nga Serbia

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një grafikë të importeve të Kosovës nga vendet e rajonit për vitin 2020 dhe 2021, duke deklaruar se nga Qeveria e tanishme Serbia zë vendin e parë për import të mallrave në Kosovë.

Hoti në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë vitit 2020 sa ishte vetë ai kryeministër, Kosova importonte mallra nga Shqipëria më së shumti, kurse në qeverisjen e kryeministrit të tanishëm Albin Kurti, Kosova po importon më së shumti mallra nga Serbia me një rritje prej 76%.

“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta. Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%”, ka shkruar ai, raporton Portali D.

Rrokullisja e kamionit me produkte serbe në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës nga aktivistë të Vetëvendosjes, 3 mars 2016

Deputeti i LDK-së, ua ka kujtuar partisë Vetëvendosje, reciprocitetin e premtuar me Serbinë që nuk është zbatuar dhe rrotullimin e kamionëve me mallra serbe.

“Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK), Blerand Stavileci, të dielën përmes një konference për media, ka thënë se si pasojë e keqqeverisjes, Kosova ka shënuar deficitin më të lartë tregtar, rreth 4.6 miliardë euro

Stavileci ka thënë se Qeveria po kontribuon aktivisht në thellimin e krizës ekonomike te qytetarët e Kosovës.

“Ditët po ecin e javët po shkojnë. Kriza ekonomike po thellohet. Qytetari e familja po varfërohet. Shporta e prodhimeve të konsumit po pakohet. Qeveria dhe Pushteti po vazhdojnë të struken dhe ta vështrojnë krizën nga jashtë, pa ndërmarrë masa konkrete ekonomike dhe fiskale që ta zbusin këtë rëndim të jetesës së qytetarëve dhe familjeve kosovare.”, ka thënë Stavileci.

Më tutje, ai ka theksuar se përtej rritjes së madhe të kostos së jetesës, me numra alarmantë dyshifrorë të inflacionit, e në mungesë të veprimeve e vendimeve konkrete të Qeverisë që do ta zbusnin këtë papërballueshmëri, kjo qeveri, ky pushtet, siç thotë ai, ka humbur sensin me realitetin ekonomik duke zgjedhur heshtjen e mosveprimin karshi pakënaqësisë së madhe qytetare.

/PORTALI D/

Stavileci: Si pasojë e keqqeverisjes, Kosova po shënon deficit tregtar

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika