Hoti ua listoi “problemet” me Pagën Minimale, reagon Pacolli e VV-së: Problemin kryesore e kanë, pasi nuk kanë mundur ta rrisin pagën minimale që 12 vjet

"Deputeti Hoti i paska renditur katër probleme me Ligjin për Pagën Minimale. Në fakt problemin kryesor me ligjin që e kanë është se ata nuk kanë mundur ta rrisin pagën minimale qe 12 vjet, e ne po e bëjmë për vetëm 2 vjet", ka reaguar Pacolli e VV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli i ka reaguar ish kryeministrit të Kosovës, njëherit deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti pasi që ky i fundit kishte listuar “problemet” me Ligjin për pagën minimale.

“1. Nuk është përfillur procedura ligjore për caktimin e pagës minimale, pasi nuk ka pasur dakordim mes partnerëve socialë (qeverisë, bizneseve dhe sindikatave);

  • Nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila formulë bazohet në koston e jetesës;
  • Janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale;
  • Niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare”, kishte shkruar Hoti.

Hoti ia numëron Qeverisë katër “problemet” me Pagën Minimale

Për këto “probleme” me Pagën Minimale që i ka listuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

Sipas saj, problemin kryesor që opozita e ka me Ligin për Pagën Minimale është se “është se ata nuk kanë mundur ta rrisin pagën minimale qe 12 vjet, e ne po e bëjmë për vetëm 2 vjet”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika