Hovenier dhe Gërvalla urojnë diplomatin kosovar i cili do të shërbejë një vit në DASh

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kanë uruar diplomatin kosovar, Anell Bajra i cili do të shërbejë në Departamentin e Shtetit në Washington, kështu duke i uruar atij "një vit të suksesshëm në Byronë e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës"

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, diplomati kosovar, Anell Bajra dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla së bashku me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kanë uruar diplomatin e ri, Anell Bajra, i cili do të shërbejë për një vit të plotë në Departamentin e Shtetit në Washington, mundësi kjo në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata i kanë uruar diplomatit kosovar një vit të suksesshëm në Byronë e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit.

Sipas njoftimit të MPDJ-së, në vendin e diplomacisë dhe demokracisë, Kosova do të përfaqësohet me një kuadër të ri dhe premtues i cili pa dyshim, nga kjo eksperiencë, do të sjellë përvojat më të mira në institucionet e të dy vendeve.

“Kosova do të mbetet aleatja më e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një raport të fort dhe të pakontestueshëm. Thellimi i bashkëpunimit dhe marrëveshjet si kjo, fuqizojnë më tej partneritetin e ngushtë ndërmjet diplomatëve dhe diplomacisë”.

Ndryshe, të hënën e 19 dhjetorit, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Hovenier përgjatë takimit me ministren Gërvalla e diplomatin kosovar ka theksuar se lidhjet e forta mes shteteve mbështesin partneritetin e zyrave të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim.

 

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika