​Hovenier flet për vrasjen e Liridonës, kërkon adresimin e vrasjes së grave në nivel të shoqërisë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, të orkestruar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, duke komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, ka thënë se ky rast tregon se duhet që të punohet me seriozitet në nivel të shoqërisë.

Sipas tij, për këto përgjigjja duhet të jetë efikase për t’i ndalur, siç tha ai, aktet keqdashëse.

Ai më tej ka shtuar se, në bazë të disa anketave, 76 për qind e qytetarëve mendojnë që partitë politike duhet të mundësojnë pjesëmarrje të barabartë të grave dhe të burrave në politikë.

“Tema e këtij viti është thelbësore për ndërtimin e demokracive në botë. Këtë javë dëgjuam edhe për një raste të femicidit dhe kjo tregon se sa është e nevojshme që të punohet në nivel të shoqërisë. Jam shumë i sigurt që i keni parë rrjedhat shqetësues të gjuhës së urrejtjes ndaj grave, komunitete LGBT dhe komuniteteve të tjera nëpërmjet rrjeteve sociale”, ka theksuar Hovenier.

Ai këto komente i bëri në kuadër të konferencës për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI-ja.

Sipas tij, 62 për qind besojnë që ngacmimi në internet dhe portretizimi negativ në politikë dekurajojnë pjesëmarrjen e tyre në politikë.

“Ende ka edhe shumë vend për përmirësim, nuk po flas vetëm për Kosovën. Duhet ta marrim me seriozitet dhe duhet të përgjigjemi me efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse. Dëshirojmë të flas diçka për ndryshimet në opinion publik në Kosovë sa i përket gjinisë, në bazë të anketave 76 për qind e qytetarëve mendojnë që duhet të mundësojnë pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në politikë, 62 për qind besojnë që ngacmimi në internet dhe portretizimi negativ në politikë dekurajon pjesëmarrjen e tyre në politikë. Këto statistika na tregojnë se qytetarët kosovarë janë të gatshëm për ta mbështetur ndryshimin”, tha ai.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika