Analisti Ylli Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se pas deklaratave të sotme mund të konstatohet se Albin Kurti ka eliminuar nga gara dy kandidatët e përfolur në studio.
“Big Brother ka eliminuar nga gara dy kandidatë të cilët i kemi përfolur në këtë studio dhe ajo është Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca.”
“Të parën si reflektim të pamundësisë për të krijuar numra dhe të dytin si interpretim që asnjë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ose aktivist nuk ka ndonjë pretendim për president. Pra, ata dy emra nuk janë, sipas meje, në garë”, ka thënë ai.