Hoxha: Këto zgjedhje ishin referendum 

Analisti Ylli Hoxha ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato jo thjesht si një proces zgjedhor i zakonshëm, por si një referendum.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49,80% të votave (422,561 vota). Pas VV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,21% (179,933 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,76% (116,777 vota), dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,73% (48,630 vota).

“Mendoj që rezultati meqë po përmbyllët edhe rezultate këto janë. Është rezultat referendumi. Nuk është kjo proces zgjedhor i rëndomtë, ky është referendum për dy opsione. Opsionet kanë qenë mes largimit të VV-së dhe mbetjes të VV-së. Dhe qytetarin e kanë këtë vlerësim”, ka thënë Hoxha.

Të fundit nga rubrika