Hoxha: Kjo që ndodhi me Shqipërinë është sanksion

Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha në emisionin “Debat Plus” ka thënë se ajo se çfarë ka bërë sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është sanksion.

“Kjo sot është sanksion, po e ndërpren takimin që për Kosovën është e rëndësishme”, ka thënë Hoxha.

“Koordimi i Kosovës dhe Shqipërisë dhe përafrimi i politikave me Shqipërinë është objektiv i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë tutje Gashi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e planifikuar të mbahej të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika