Hoxha kujton Bunjakun: Kosova humbi një shërbyes të devotshëm, bota pa sërish fytyrën e Serbisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vlerësuar lartë veprën dhe sakrificën e rreshteri të policisë, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

Hoxha në akademinë përkujtimore që u mbajt në nderim të Bunjakut, u shpreh se atë ditë policët nuk kishin garanci për kthim, por që patën guximin për të shkuar teksa nuk harroi as policët e tjerë që mbetën të plagosur.

“Në orët e para të 24 shtatorit 2023, në Banjskë, një grup kriminel-terrorist, kreu një akt të rëndë të sulmit terrorist kundër rendit kushtetues të Kosovës. Kjo ishte sfida më serioze e sigurisë që nga shpallja e pavarësisë. Policët e Kosovës, të cilët nuk kishin garanci për kthimin, por kishin guximin për të shkuar, menjëherë i dolën përpara këtij grupi terroristësh, ku në një përballje të përgjakshme, ra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa policë të tjerë u plagosën dhe sakrifikuan jetën për sigurinë e qytetarëve dhe për mbrojtjen e rendit kushtetues e sovranitetin e vendit”, u shpreh Hoxha.

Hoxha tha se u përulet të gjithë policëve të rënë teksa përmendi edhe policin e vrarë në veri të vendit, Enver Zymberin.

“Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë dëshmorëve të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi dhe dëshmorëve të tjerë, që me gjakun dhe jetën e tyre e kanë bërë uniformën e Policisë së Kosovës simbol të sakrificës dhe besnikërisë ndaj atdheut”, tha Hoxha.

Tutje ai u shpreh se policët e Kosovës përkundër se u përballën me sulmues të armatosur me armë të rënda e eksplozivë i janë përgjigjur sulmit në kohë rekord dhe siç thotë ai me orë të tëra luftuan me profesionalizëm të lartë.

“Sulmuesit të armatosur me armë të rënda, eksplozivë dhe me automjete të blinduara, arsenal i një ushtrie të tërë, u mbyllën brenda mureve të Manastirit të Banjskës. Akti terrorist i atij mëngjesi, nuk ishte vetëm një sulm ndaj rendit kushtetues, por edhe një tentativë për ta shndërruar këtë Manastir nga një vend lutje në një fortesë lufte, akt ky që cenoi rëndë edhe vetë vlerat e institucioneve fetare. ‘Kartolina e zjarrit’ ishte e qartë për policët e Kosovës, të cilët në atë ditë të vështirë, në bazë të detyrimit moral dhe kushtetues, iu përgjigjën sulmit në kohë rekord, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë dhe luftuan me orë të tëra, me kurajo dhe vendosmëri për të rimarrë kontrollin, duke e bërë të qartë se asnjë forcë, sado e organizuar, nuk mund ta gjunjëzojë shtetin tonë”, tha Hoxha.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika