Hoxha: LDK-ja është dobësuar nga rezultati zgjedhor, jo nga Kuvendi

Analisti Ylli Hoxha ka deklaruar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini se Lidhja Demokratike e Kosovës është më e dobët jo për shkak të Kuvendit, por për shkak të rezultatit zgjedhor. Sipas tij, Lumir Abdixhiku nuk është rizgjedhur sepse ka qenë opsioni më i mirë, por sepse nuk ka pasur alternativa të tjera.

“LDK-ja është më e dobët jo për shkak të Kuvendit, por për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se pikërisht aty qëndron problemi, ndërsa Kuvendi mbetet një pjesë e fortë e LDK-së, ashtu siç ka qenë edhe më herët. Sipas tij, LDK-ja është i vetmi subjekt politik që ka arritur disa herë të përballet me sfida të tilla të lidershipit dhe t’i adresojë ato përmes votës, pa përçarje dhe pa përplasje të brendshme.

“Aty është çalimi dhe Kuvendi është pjesë e fortë e LDK-së, sepse megjithatë është i vetmi subjekt që ka arritur disa herë të ketë sfida të tilla të lidershipit dhe ta adresojë këtë çështje me votë, pa u përçarë dhe pa u stërkequr mes vete”, ka thënë ai.

Hoxha ka theksuar se Kuvendin e LDK-së nuk e sheh si dobësi.

“Përkundrazi, e shoh si mundësi të fillimit, rifillimit apo të vazhdimit të punës”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika