Hoxha: Në Hagë po gjykohet UÇK-ja si strukturë, jo individët – kërkojmë drejtësi, jo politikë

Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër”, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me marshin e planifikuar për nesër.

Ajo ka thënë se qëllimi i këtij marshi është të dërgohet mesazhi se shqiptarët duan drejtësi e jo politikë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hoxha ka theksuar se edhe slogani i marshit është “Drejtësi, jo politikë”, pasi sipas saj atje po shihen shkelje të të drejtave të të paraburgosurve, shkelje të mëdha procedurale dhe një qëllim politik i Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne po flasim për një gjykatë që është themeluar mbi Kushtetutën dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara në një shtet që është demokratik dhe që beson në vlera liberale. Tash, nëse e shikon atë proces atje, herë flitet për ta si individë, si emra të veçantë, kurse kur e sheh komplet gjykimin ata trajtohen si njëfarë strukture e përbashkët grupore dhe dënimi u jepet i ndarë si me thikë, por në grup”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika