Hoxha: Nuk shoh asnjë mundësi që të kemi dialog me Serbinë pa pasur një lloj autonomie për serbët

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mund ta presin formimin e Asociacionit, por qytetarët nuk presin asgjë

Analisti Ylli Hoxha





Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se nuk sheh asnjë mundësi që Kosova të ketë dialog me Serbinë, pa pasur një lloj autonomie për serbët.

“Nuk shoh asnjë mundësi që të kemi dialog me Serbinë e të mos ketë një lloj autonomie për serbët qoftë si Asociacion, qoftë si formë tjetër”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka komentuar çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë presion në këtë çështje, dhe se nuk presin asgjë. Sipas tij, ky proces është presion i jashtëm.

“Është e pamundur që Serbia të nënshkruajë diçka e të mos përmbajë Asociacionin”, është shprehur ai.

I ftuar në “Debat Plus”, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mund ta presin formimin e Asociacionit.

“Formimi i Asociacionit është presion i jashtëm, SHBA-ja mund të presë, BE-ja po pret, kanë nevojë që na të ecim përpara dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por qytetarët nuk presin asgjë, nuk kanë asnjë lloj presioni që iu ushtrohet as nga qeveria e kaluar e as kësaj qeverie”, ka deklaruar Hoxha.

Po ashtu, ai ka thënë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i mbesin tri rrugë se si t’i qaset qasje së re. Sipas tij, ai nuk ka ndryshuar qëndrim, dhe nëse dialogu me Serbinë është brenda një konteksti të njëjtë, nuk priten rezultate të ndryshme.

“Kurti më nuk është opozitë, tani e përfaqëson shtetin, ka përgjegjësi më të larta sepse nuk vendos për fatin e vet, por për fatin e gjithë neve”, ka thënë ai.

Hoxha ka theksuar se e para rrugë është që ta respektojë kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të hyjë në procesin e negociatorëve me seriozitet, dhe të përpiqet brenda saj të nxjerrë maksimumin.

Ndërsa, brenda këtij procesit, Hoxha ka thënë se Kurti duhet të krijojë edhe një kohezion të brendshëm politik, i cili i mundëson vendimmarrje edhe zbatim të çdo marrëveshjeje që i vjen në fund, e ato marrëveshje sipas tij, nuk janë “të ëmbla”, por një pjesë e tyre do të dhembin shumë.

Gjithashtu, Hoxha ka thënë se rruga e dytë për kryeministrin Kurti është që të refuzojë procesin, pasi sipas tij, nuk e ka obligim Kurti që si politikan të pranojë këtë zgjidhje, ka ardhur me refuzim është votuar me këtë përkushtim dhe qytetarët e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.





Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika