Hoxha për planin franko-gjerman: E humbëm rastin për një proces më serioz, jemi në rrafsh dytësor spekulativ

"Përveç që e humbëm, nuk e di me siguri, e humbëm rastin që me u fut në një proces më serioz ku na garanton marrëveshje finale, njohje etj. Ne përseri mbesim në atë rrafshin më dytësor spekulativ, që nuk e dimë horizontin çka kemi përpara", kështu ka thënë Dibran Hoxha në studion e Debat Plus në RTV Dukagjini

Dibran Hoxha, analist

Analisti Dibran Hoxha, ka thënë se Kosova e ka humbur rastin e saj për tu futur në një proces më serioz që sipas tij e garanton marrëveshjen finale e njohjen. Megjithatë, Hoxha është shprehur se tashmë “ndodhemi në një rrafsh dytësor që nuk dijmë se çfarë kemi përpara, as çka po ndodhë në dialog”.

Kështu sipas Hoxhes, shqetësimi qëndron te fakti se njohje në marrëveshje nuk do të ketë.

“Përveç që e humbëm, nuk e di me siguri, e humbëm rastin që me u fut në një proces më serioz ku na garanton marrëveshje finale, njohje etj. Ne prap mbesim në atë rrafshin më dytësor spekulativ, që nuk e dimë horizontin çka kemi përpara, ose të paktën ata e dijnë, ne nuk kemi informata me atë që po ndodhë në dialog dhe nuk mundemi as me supozu as me presupozu. Ky është shqetësimi ynë, njohje me gjasë nuk do të ketë. Pikën e dytë të planit franko-gjerman nuk duhet të na shesin si njohje de facto de jure, ka mënyra qysh mundet me u konfirmu njohja”, ka thënë Hoxha në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, ka theksuar se është prodhuar zhurmë dhe pluhur, ndërkohë që sipas tij ‘nuk i kemi levat në dorë’, e një gjë të tillë Hoxha ka thënë se është dashur të thuhet nga Kryeministri, Qeveria e gjithë të tjerët të përfshirë në dialog.

“Ka zbrapsje në qëndrime, pozicionet fillestare mrena dialogimit kanë pru në një situatë që marrëveshja aktuale nuk është marrëveshje finale. Unë kom pritë që disa taktizime na qojnë në përshpejtimin e marrëveshjes finale. Këto kanë përshpejtu obligimet ligjore që na i kemi dhe asgjë tjetër, një status-quo, asgjë tjetër. Në rrethanat aktuale kemi prodhuar shumë zhurmë dhe shumë pluhur, në ndërkohë nuk i paskemi pas levat në dorë na. Këtë ish dasht me na thënë kryeministri, qeveria Kurti dhe krejt ata që kanë qenë të përfshirë në dialog”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, për Zajednicën është shprehur që, si do të bëhet mbetet të diskutohet.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika