Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot atasheun e ri ligjor të FBI-së për Kosovën, Brendan Collins, i cili vepron nga Sofja e Bullgarisë.
Gjatë takimit u diskutua vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së.
Drejtori Hoxha theksoi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka dhënë rezultate të prekshme në fushën e sigurisë.
Ai shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen.
Fokus i veçantë i takimit ishte bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët.
Brendan Collins ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.