Hoxhaj: Kurti e përmbysi partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, e zëvendësoi me përkrahjen e kryetarit të një komune evropiane

“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane”, shkroi Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e gabuar e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka përmbysur partneritetin me SHBA-të, BE-në Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

Kjo sipas tij duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane.

Kështu është shprehur Hoxhaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane”, shkroi Hoxhaj.

Sipas tij, kjo “është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika