Hoxhaj: Propozimi i Ramës për Asociacionin, hap i mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman. Nga PDK-ja, deputeti Hoxhaj ka thënë se e ka parë këtë propozim, gjersa nga LVV-ja, Armend Muja tha që nuk ishte në dijeni

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Edi Rama mbi një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, draft të cilin thotë se e ka parë. Megjithatë, të njëjtin ka refuzuar ta komentojë.

Këtë hap të Ramës, Hoxhaj e ka cilësuar si “të rëndësishëm dhe të mirë”.

Ai ka thënë se shpreson se këtë dokument do ta arrijë në Kuvendin e Kosovës për diskutim të mëtutjeshëm.

Draft-statutin e propozuar, Rama tregoi se nuk e ka biseduar me homologun e tij nga Kosova, kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka konfirmuar se nuk kanë informacion lidhur me draftin e Asociacionit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka përcjellë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

Në një konferencë për media lidhur me situatën në veri të Kosovës, Rama ka deklaruar se për të, i pakuptueshëm mbetet pozicioni i Kosovës dhe jo ai i Serbisë.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft të Asociacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, prej kohësh. Një gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët, dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, që e përsëris, bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst, e jo më se çka duhet të ketë teksti”, ka thënë Rama.

Ky i fundit ka thënë se beson që krijimi i Asociacionit në Kosovë paraqet një derë për hapjen e dyerve ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

“E kam ditur me kohë që “Nyja Gordiane” do të ishte Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do Asociacionin, dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi, duke e mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificesh politike apo teknike. Nga ana tjetër, besoj, çdo ditë e më shumë, se krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara e të gjitha forumet ndërkombëtare, dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë”, ka thënë Rama.

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika