Një objekt në rrugën Prishtinë – Mitrovicë u përfshi nga flakët të mërkurën pasdite. Nga pamjet që ka siguruar Dukagjini, shihej tym i madh që dilte nga objekti në flakë.
Komandanti i zjarrfikësve, Malë Gashi, tha se zjarri në këtë kompani u kontrollua shumë shpejt, megjithatë shkaku i tij ende nuk është i njohur.
Ai theksoi se hetimet do të fillojnë vetëm kur kushtet të jenë të përshtatshme, pasi tymi i dendur dhe temperatura e lartë brenda depozitave po pengojnë punën e inspektorëve.
Ai shtoi se janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe të bombolave të gazit që ndodhen brenda objektit.
“Rreth orës 14:20 janë pranuar informatat për një zjarr në kompaninë Izolimi. Veprimet e para të policisë kanë qenë evakuimi i personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur. Janë evakuuar personat pranë objektit si dhe punëtorët. Po merren masat adekuate për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe të bombolave të brendshme. Veprime të mëtejshme hetimore policore do të zhvillohen në vazhdim. Për veprime të tjera është angazhuar edhe komandanti i zjarrfikësve, i cili ka dhënë ndihmën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar ai për EO.
Në vendin e ngjarjes u konstatuan depo materiale të ndryshme, përfshirë llaqe dhe goma, që u përfshinë nga flakët.
Për shkak të tymit të dendur dhe temperaturës së lartë, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe e kontrolluan zjarri në kohë të shkurtër.
Aktualisht, flakët janë fikur pothuajse plotësisht.
