Të premten e një korrikut, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Opozita ishte e pranishme në seancë, por nuk mori pjesë në votim.
Ndërkaq, janë votuar në lexim të dytë amendamentet e këtij projektligji, ku 61 deputetë kanë marrë pjesë në votim, 60 kanë votuar për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka thënë se nuk do ta votojnë këtë projektligj, nëse në deklarimin e pasurisë janë të involvuar mjekët dhe profesorët.
Ndërsa Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, ka thënë se këto janë profesione të ndjeshme, prandaj duhet të adresohet deklarimi i tyre.
Sipas Haxhiut, të kritikosh një çështje e të mos ndërmarrësh asnjë veprim është hipokrizi.
Për këtë projektligj kanë kundërshtuar edhe LDK-ja e AAK-ja.
Tahiri: Mjekët dhe profesorët nuk duhet të përfshihen në listën e deklarimit të pasurisë