Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjallë të qytetarëve dhe vizitorëve, qyteti i Lezhës ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për verën 2025.
Ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit, i cili u gjallërua nga muzika, ushqimi tradicional dhe aktivitetet promovuese që sollën bashkë komunitetin lokal dhe turistët.
Edhe pse moti nuk ishte ideal, me erë të fortë dhe reshje sporadike, kjo nuk pengoi aspak festën. Vizitorë vendas dhe të huaj u mblodhën për të shijuar kulinarinë vendase, muzikën dhe atmosferën e ngrohtë që u krijua në sheshin Willson të Shëngjinit, ku sonte gjatë natës do të zhvillohet një koncert festiv i organizuar nga Bashkia Lezhë.
Synimi i këtij aktiviteti shkon përtej argëtimit – ai ka për qëllim të promovojë pasuritë natyrore të zonës, kulturën vendase dhe ofertën kulinare që mbetet një ndër pikat më tërheqëse për turistët. Sipërmarrësit vendas kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të prezantuar bizneset e tyre dhe për të tërhequr klientelë të re gjatë sezonit turistik vera 2025.
Operatorët turistikë shprehen optimistë për një sezon të suksesshëm, duke theksuar numrin e lartë të prenotimeve të bëra deri më tani. Bregdeti i Shëngjinit duket i gatshëm të mirëpresë mijëra pushues përgjatë verës, duke e pozicionuar Lezhën gjithnjë e më shumë si një destinacion të rëndësishëm turistik në veri të Shqipërisë.
Në vijim programi i hapjes së sezonit turistik:
