Humb jetën një grua në Deçan, policia nis hetimet

Një grua është dërguar pa shenja jete në QKMF në Deçan të hënën. Në lidhje me këtë rast, policia ka nisur hetimet

Policia e Kosovës

Një grua nga fshati Isniq në orët e hershme të së hënës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.

“Rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika