Humb jetën një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga kati i tretë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën në Mitrovicë pasi dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij

Policia e Kosovës

Një person rreth moshës 52-vjeçare ka humbur jetën në Mitrovicë pasi dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ismail Loshi” në Mitrovicë.

“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën ” Ismail Loshi” në  Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të III-të, të shtëpisë së tij ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 52 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika