Humb jetën një person pas vetaksidentit në Baicë të Istogut

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nga dyshimet e para bëhet fjalë për një vetaksident

Të hënën e tetë majit një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në Istog.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nga dyshimet e para bëhet fjalë për një vetaksident.

“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Baicë të Istogut. Policia ka dalë në vendngjarje, ku viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen”, ka njoftuar Gashi.

Sipas tij, policët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga.

Ai ka theksuar se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika