“Hyri në Big Brother për ndarjen e çiftit Luiz-Kiara”, Shpat Kërleshi flet sesi u kërcënua nga fansat e tyre

Ish-konkurenti “Big Brother VIP Albania” Shpat Kërleshi, ka treguar se si është kërcënuar pasi fansat e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kishin akuzuar atë se ka hyrë në këtë edicion vetëm për të ndarë çiftin Luiz-Kiara.

Ai ka thënë se fansat kanë menduar se në Big Brother ka hyrë vetëm për një lojë, më saktësisht vetëm për Kiara Titon.

Arsyeja pse kanë menduar kështu fansat, ka thënë ai në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ka qenë sepse e ka shok ish të dashurin e Kiara Titos, këngëtarin e njohur Butrint Imeri.

Por, tashmë siç e dimë Kiara Tito është e dashura e Luiz Ejllit, pasi ata të dy krijuan një lidhje brenda Big Brother.

“Kam pasur edhe kërcënime faktikisht, sepse kanë menduar që po futem në Big Brother për një lojë apo për personazh aty, konkretisht për Kiarën pasi jam një shok i ish të dashurit të saj edhe po futem për atë kinse për me i përça si çift”, është shprehur ai.

Por, Kërbeshi ka treguar se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se hyrja e tij në Big Brother nuk kishte të bënte aspak me këtë çështje.

“Por nuk ka qenë e vërtetë kjo mbasi është dashur ta potencoi këtë edhe është bërë lajmi që Shpati nuk ka të bëj fare me atë pjesë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai është pyetur se nëse dëshiron që Nita Latfi të jetë finaliste, dhe sigurisht ka thënë pasi e ka shoqe nga jashtë.

Ndërsa, se kush do të jenë finalistët e tjerë ai ka përmendur emrat e Luizit, Efit dhe Deas.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika