Hysa për raportet SHBA-Kosovë: Është një raport nostalgjik-strategjik, duhet ruajtur shumë

Ish-diplomanti Ylber Hysa vlerëson se Kosova duhet t’i ruaj raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, teksa thotë se edhe administrata e kaluar amerikane edhe kjo e tanishme e kanë quajtur si bashkëpunimin me Kosovën në kohën e Kurtit si shumë problematik teksa e quajtën edhe pengues të shumë proceseve.

Hysa, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Kosova dhe Amerika kanë një raport nostalgjik-strategjik dhe i tillë duhet të ruhet.

“Kurti përmendi që kemi pranuar disa nga kërkesat e amerikanëve për të strehuar disa refugjatë por në të vërtetë humbja e marrëveshjes strategjike a mund të cilësohet si marrëdhënie të mira. Besoj që raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës larg një qasjeje bilaterale për shkak të një disbalanci është një raport nostaligjik-strategjik i ndërtuar në kohë ekzistenciale për Kosovën dhe si i tillë është dashur të cilësohet e të mbahet me çdo kusht dhe jo t’i bëhet ‘karshillëk’. Nuk e di se çfarë marrëdhënie bilaterale mund të ketë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në vazhdimësi të dy administratat vazhdon ti bëjë nervoz me një politikë jo-inteligjente. Raportet tona me SHBA-në janë ekzistenciale dhe mbase duhen ruajtur si të tilla dhe jo humbur në kuadër të një fushate elektorale”, u shpreh Hysa.

Hysa, mes tjerash, thotë se teksa Kosova bënë pjesë në doktrinën e re të strategjisë së Trump ku thuhet se ka ndaluar luftën me Serbinë, mund të bëjë të Kosova të kthehet sërish në temë diskutimi nga Trump teksa i njëjti edhe mund të marrë Çmimin Nobel.

Tutje, Hysa ka folur edhe për pezullimin e dialogut strategjik nga Amerika për çka vlerësoi se kjo prishi imazhin e Kosovës në sy të shteteve tjera.

“Është tek imazhi që një vend si ne i ndërtuar në situata dramatike dhe situata që kanë qenë ekzistenciale për popullin tonë ka nevojë shumë për ruajtjen e këtij imazhi dhe një pjesë e ruajtjes së këtij imazhi është pikërisht nga raportet e pacenuara me SHBA dhe Perëndimin dhe të gjitha këto janë sinjale për vende që nuk kan pasur raporte me Kosovën ose nuk kanë dashur të kenë raport me Kosovën – këtu përfshirë edhe 5 shtetet mos-njohëse në Evropë. Një pjesë të madhe të njohjes së Kosovës i ka bërë pikërisht Washingtoni në ndihmë me aleatët tjerë dhe ruajtja e një imazhi të tillë besoj së është strategjike për Kosovën”, u shpreh Hysa.

Të fundit nga rubrika